Arrestohet 41 vjeçari, kundërshtoi me dhunë policët që ndërhynë për të parandaluar konfliktin
Një 41 vjeçar është arrestuar në fshatin Rehovë, në Kolonjë. Shtetasi me inicialet t O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti çasti. Bëhet me dije se 41 vjeçari ka precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit. Ndërkohë që shtetasi më inicialet A. A., i proceduar në gjendje të lirë, 20 vjeç, banues në fshatin Taç ishte kushëri i 41-vjeçarit.
Të dy shtetasit në fshatin Rehovë u përfshinë në një konflikt me shtetasin V.Sh. Gjatë shoqërimit për në komisariat shtetasi me inicialet O. M. Kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla