Tregu i kriptomonedhave kaloi vlerën e një trilion dollarëve.
Bitcoin kaloi çmimin prej 37 mijë dollarësh dhe u tregtua pak më ulët se 36 mijë e 881 dollarë gjatë ditës.
Bitcoin kaloi me vlerë tregu Alibaba-n, e cila ka një vlerë tregu prej 615,8 miliardë dollarës.
Bitcoin kaloi kompaninë e Warren Buffett’, e cila ka një vlerë tregu prej 540,58 miliardë dollarësh.
Tesla, pas rritjeve rekord ka një vlerë tregu prej 716.59 miliardë dollarësh.
Bitcoin ka një dominim prej 68.3% të tregut të kriptomonedhave.
Ethereum, kriptmonedha tjetër, ka një vlerë tregu prej 137.4 miliardë dollarësh.
Ethereum u tregtua me 1 mijë e 200 dollarë gjatë ditës, duke pësuar rritje me 60,8% në shtatë ditët e fundit.
XRP u tregtua me 0,2625 dollarë.
JPMorgan ka deklaruar se Bitcoin mund të arrijë çmimin e 146 mijë dollarëve në periudhë afatgjatë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Fronti Evropian” shpallë fitoren
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Rama ‘sfidon’ drejtësinë e SPAK të zbardhë të vërtetën, pasi Bardhi tha se është thirrur të dëshmojë për çështjen e “rihapur” ndaj Olsi Ramës
-
Gërvalla: Evropa të përgatitet për konflikt në rast se Rusia s’e humb luftën ndaj Ukrainës