Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/09/Albin-Kurti-Olivier-Guerot.jpg)
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, njëjtë si kolegu i tij nga Gjermania, Jorn Rohde, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta dërgojë draft-statusin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim në atë mënyrë që vendi t’i rrisë gjasat për anëtarësim në Këshillin e Evropës, meqë në vlerësimin e tij ka disa shtete që hezitojnë të votojnë pro hyrjes së Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Kosova mund të bëjë disa gjëra për të rritur gjasat që ta fitojë këtë votim. Kosova të bëjë hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë Guerot në një intervistë për Klan Kosova.
“Hap konkret nuk do të thotë krijim i plotë, është një hap, diçka reale, diçka konkrete diçka të pakthyeshme”, ka shtuar ai.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për KTV, javën e kaluar gjithashtu kërkoi që Kosova të bëjë një hap të prekshëm në raport me Asociacionin, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Nuk do mend që çështja e Asociacionit duhet të trajtohet nga Qeveria e Kosovës, sa më shumë që bënë para votimit në Këshillin e Evropës aq më shumë do t’i bindë qeveritë që mbase janë skeptike për të votuar në favor të Kosovës”, potencoi ai.
Mos ndërmarrja e asnjë hapi në këtë drejtim, sipas vlerësimit të Rohde, nuk është opsion i mirë.
“Ju duhet ta bëni atë dhe ajo që na duhet është një hap i prekshëm, jo zbatimi, zbatimi i plotë është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit, por nëse dëshironi të hyjni diku ju duhet të bëni një hap të prekshëm, pra ta dërgoni këtë draft-statut te Gjykata Kushtetuese për shqyrtim”, ka shtuar ai.
Hap konkret në raport me Asociacionin kërkoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron e kancelari gjerman, Olaf Scholz, në biseda të ndara telefonike që realizuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të hënën, u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Përgjigja është jo, pra jo”, ka thënë shkurt ai.
Në vlerësimin e tij Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare.
Albanian Post, ditë më parë raportoi se Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që ka marrë me 16 prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, të dërgojë deri më 10 maj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qosja për Kadarenë: Personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar
-
Osmani, BE-së: Urgjentisht largoni masat ndëshkuese ndaj Kosovës
-
Kurti kërkon nga Serbia transferimin e të burgosurve kosovarë: Republika jonë do sigurojë trajtim të pavarur e të paanshëm
-
Kurti për Kadarenë: U rrita në Kosovë kur ishim nën diktaturë të Beogradit, zërin e tij e dëgjoja si frymëzim
Lajmet kryesore
-
Gjenerali i ushtrisë së shkronjave
-
Sezoni turistik, nis patrullimi i përbashkët rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës
-
Jacques Attali: Macron lidhet me të majtën për një qeveri teknike, shmangni bashkëjetesën ose Olimpiada do të jetë si Berlini 1936
-
NYT: Kadare – i vetëm – e vendosi Shqipërinë në hartën e letërsisë botërore