Kryeministri Edi Rama i ka bërë kërkesë Komitetit të Ekspertëve të zgjasin orën policore të vendosur si masë kundër Covid-19.
Rama e ka bërë të ditur këtë fakt, në një telefonatë me ministren e Arsimit, Evis Kushi.
“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit. Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë. Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”.
Kështu i ka thënë kryeministri ministres Kushi.
Gjithsesi, nga biseda, lihet të kuptohet se një vendim ende nuk është marrë mbi këtë çështje.
Më 7 mars, Komiteti Teknik i Ekspertëve doli me vendimet e reja për rregullat kundër Covid-19. Sipas tyre, situata ka përmirësim gjatë muajit të fundit. Megjithatë, rreziku mbetet eminent në Shqipëri.
Për këtë shkak, masat e vendosura qëndruan. Shqipëria vazhdon të ketë një regjim policore nga ora 20.00-06.00. Përdorimi i maskës mbetet ende i detyruar në mjedise publike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb