Olti Hyseni, anësori 16-vjeçar i SonderjyskE në Danimarkë, ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Kosovës pasi ai pranon se “ndihem danez”.
Lojtari i vitlindjes 2007 ka lindur në Danimarkë nga dy prindër me origjinë nga Kosova.
Në një intervistë për median vendase, “Der Nordschleswiger”, Hyseni tregon për historinë e familjes së tij dhe refuzimin që i ka bërë Kosovës së fundmi.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë”, u shpreh Hyseni fillimisht.
“Kam ndjesinë se ka pak Kosovë te mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime”.
“Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, shtoi 16-vjeçari.
Hyseni, deri më tani, ka përfaqësuar Danimarkën në nivelin U-16 dhe U-17, ku në total numëron shtatë gola në 11 paraqitje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, dënohet me 2 vite burg ish-avokati Alban Bengasi
-
Ibrahim al-Organi, “legjenda e Sinait” që përfiton nga mjerimi i palestinezëve
-
Këta janë deputetët shqiptarë – Sa fituan partitë brenda koalicioneve?