Themelimi i Komisionit për kontratat njëburimore, Tahiri: Qeveria ka frikë serioze, është afera më e madhe korruptive
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka potencuar se themelimi i një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore është më e pakta që ky Kuvend mund të bëjë.
Partia Demokratike e Kosovës, të enjten, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore.
Në mbështetje të kësaj iniciative, Tahiri, ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka një frikë serioze dhe nuk po dëshiron themelimin e një komisioni të tillë.
“Kjo qeveri ka kontraktuar 781 tendera njëburimor të cilët pa asnjë dyshim janë burim i korrupsionit, burim i keqpërdorimit”.
Sipas Tahiri, kjo qeveria e ka kthyer në trend kontraktimin e tenderave njëburimor.
“Afera e tenderëve njëburimor është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie”.
Tahiri gjatë fjalimit të tij ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, meqë sipas tij Kurti ka “korruptuar luftën kundër korrupsionit”.
“Ai e sheh të korruptuar vetëm atë që nuk është në Lëvizjen Vetëvendosje”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria në garë për të pritur finalet e EURO 2027, FSHF dorëzon kandidaturën në UEFA
-
Hoxha: Përkundër luftës në Gaza, Palestinën e njohën 4 shtete – Kosova qe 4 vjet pa njohje
-
Von der Leyen në Vilnius: Duhet t’ju kishim dëgjuar, Rusia na kërcënon
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Lajmet kryesore
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13