Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur refuzimin e tij për të furnizuar Kievin me raketa me rreze të gjatë Taurus dhe për të dërguar trupa gjermane në Ukrainë.
“Si kreu i qeverisë, unë duhet të marr përgjegjësinë për çështjet që kanë të bëjnë me luftën, paqen dhe sigurinë në Evropë”, ka thënë ai.
“Pa paragjykuar mbështetjen tonë të vendosur për Ukrainën, një gjë është e rëndësishme për mua: do të bëjmë më të mirën tonë për të shmangur një përshkallëzim të kësaj lufte, domethënë një luftë midis Rusisë dhe NATO-s”, ka theksuar më tej Scholz.
Ai i ka dhënë këto komente në një intervistë për gazetën gjermane Markische Allgemeine Zeitung, të raportuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve Tass.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, dënohet me 2 vite burg ish-avokati Alban Bengasi
-
Ibrahim al-Organi, “legjenda e Sinait” që përfiton nga mjerimi i palestinezëve
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Osmani e uroi për fitoren presidenciale, por Davkova s’e trajton sikurse liderët tjerë
Lajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, dënohet me 2 vite burg ish-avokati Alban Bengasi
-
Ibrahim al-Organi, “legjenda e Sinait” që përfiton nga mjerimi i palestinezëve
-
Këta janë deputetët shqiptarë – Sa fituan partitë brenda koalicioneve?