Ishte veçse lojë. Shaka. Por e takoi me të huajin brenda vetes.
E kuptoi ose jo që ishte në qendër të lojës, befas diçka u trondit brenda ndërgjegjes së patrazuar deri atëherë dhe…fundi i tij u bë pika kulmore e gjithë veprës.
Ai është “Biznesmeni”.
Një personazh që e gjejmë të zakonshëm në jetën reale. Por vepra është ndalur tjetërkund, larg vrullit e vrapit të jetës së një të këtilli personazh.
Autori Viktor Zhusti dhe regjisori Gëzim Kame, shpërfaqin në shtrojën e drunjtë të teatrit dilemat e kontradiktat brenda një njeriu që ka përshkuar rrugën e tij të jetës pa kontrolluar ku ka ecur dhe si ka ecur.
Një aktualizim i gjetur ky, i veprës, që flet haptazi dhe qartë përtej siparit të teatrit, përtej skenës, përtej shakasë.
Një vepër, që na fton të shohim ndryshe ecejaket moskokëçarëse e të atypëratyshme. Një vepër, që na fton ta shohim rrugën e arritjes ndryshe, jo me ‘mjete që justifikojnë qëllime’.
Në një moment të caktuar, sipas Zhustit, kur biznesmeni përballet me ligjin, me një ndalesë, me një vështirësi dhe me vetë ndërgjegjen e vet, shikon që asgjë nuk ka qenë e shtruar ashtu si ai ka menduar.
“Vepra ka në qendër një biznesmen, i cili ka ardhur nga një familje tepër e varfër, trokë gjatë gjithë jetës së tyre, përshkon rrugëtimin e tij nga një tregtar i vogël ambulant me çikërrima, derisa arrin në majat më të larta të shtresave shoqërore dhe papritur vihet përballë një loje morale nga katër veta, që dikur kanë qenë juristë, por tani në pension”.
Fakti që ai vihet përballë tyre e përballë ndërgjegjes së vet – për autorin – e detyron të shikojë me një sy krejt tjetër jetën, familjen, biznesin, dhe veçanërisht çfarë ka devijuar në karakterin e tij.
“Pas kësaj, gjithë loja, shakaja, drama lodruese, shndërrohet në një xham që përplaset…e thyhet me forcë”.
Duke nisur nga skenografia e duke përfunduar te kasti – Genti Kame, Viktor Zhusti, Ahmet Pasha, Myzafer Zifla, Gert Ferra, Niada Saliasi, Igli Zarka – “Biznesmeni” i Teatrit Kombëtar ka diçka për të na mësuar.
Diçka përtej teatrit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey rrëzon vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e sulmeve seksuale për gabimin e avokatëve
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Emily Blunt thotë se “nuk ka pasur pëlqim për shumë prej aktorëve me të cilët është puthur nëpër xhirimet e filmave”
-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE