Ylli i AC Milan dhe i Suedisë, Ibrahimovic, akuzohet për vrasjen e një luani në vitin 2011 në Afrikën e Jugut.
Suedezi akuzohet se e ka vrarë, pastaj ka marrë lëkurën, kafkën dhe nofullën në shtetin e tij.
Sulmuesi veteran, i cili shpesh herë pëlqën ta referoj vetën si një luan, është akuzuar në vendin e tij të lindjes për këtë akt të tmerrshëm.
Tabloidi suedez, Expressen, raporton që Ibrahimovic morri një licensë për gjueti, dhe, një vit më pas, gjuajti dhe vrau një luan në xhungël.
Edhe pse gjuetia e luanëve në Afrikën e Jugut është e lejuar, kjo mund të ketë shumë ndikim në imazhin e Ibrahimovic-it.
Raportohet që luani kishte një vit në kafaz para se të lejohej i lirë në xhungël.
Pjesët e konstruktit të luanit tani gjenden në shtëpinë e tij në Suedi.
Tifozë dhe media të ndryshme, përkundër legalitetit të veprimit, e kanë kritikuar shumë veprimin e Ibrahimovic.
Gazeta suedeze, Expressen, është munduar të konfirmoj vërtetësinë e këtij raportimi, por pa arritur të marrë përgjigje nga Zlatan.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Pentagoni pranon se SHBA-të kanë vrarë gabimisht një civil në sulmin në Siri në vitin 2023, raporton Washington Post
-
Osmani takon Hovenierin: Vazhdimi i masave është i padrejtë