Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe udhëheqësja e misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, takoit të mërkurën Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku diskutuan për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në një vjetorin e “marrëveshjes historike” që u arrit më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç pas një cikli të gjatë të negociatave, theksoi se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është rruga e vetme përpara për të dy vendet ballkanike.
SRSG Ziadeh met Germany’s Special Representative for the Countries of the Western Balkans @ManuelSarrazin, discussing current situation one year after the "Agreement on the Path to Normalization between #Kosovo and #Serbia", emphasizing dialogue is the only viable way forward. pic.twitter.com/8XiMcG7zWU
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) February 28, 2024
Dialogu pritej të hynte në fazën përmbyllëse dhe marreveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi planifikohej të arrihej në kryeqytetet evropiane në fund të ’23-ës, por ngjarjet e fundit, përveç se dëshmuan për brishtësinë e paqes, treguan gjithashtu se nuk është arritur asnjë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së.
Një vendim i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nëpërmjet së cilës përcaktohet euro si valuta e vetme ligjore që lejohet për transaksione me para të gatshme , duke ndaluar qarkullimin e dinarit serb që është përdorur deri tanin nën sistemin paralel të financuar nga Serbia, shtroi shtresa të reja në rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Një vit nga “marrëveshja historike” që “hallakati” veriun e Kosovës
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon nga guvernatori i Teksasit thellim të bashkëpunimit në fushën e tregtisë
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetikë ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
-
Rusia në këmbët e Carit Vladimir Putin – Patriarku e quan atë “Lartësia e Tij”
-
Gjendet varreza e tretë masive në spitalin al-Shifa të Gazës
Lajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
“Të mendojnë për sigurinë e tyre, jo për Ukrainën”, bisedat e hakëreve që kryen sulm kibernetikë ndaj Kosovës – Maqedonci për AP: Përtej motivit të hakmarrjes pati qëllim destabizlimin
-
Kurti thotë se “s’ka faj” nëse dështon Kosova