Këtë të martë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) shpalli garën për 32 hetues në këtë institucion.
BKH-ja e bëri publike shpalljen për vendet vakante përmes një njoftimi zyrtar.
“Byroja Kombëtare e Hetimit, shpall konkursin për 32 (tridhjet e dy) vende vakante për hetues. Kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016 ‘Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar’, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”.
Bëhet me dije se deri tani 28 janë kandidatët që kanë përmbushur kushtet e sigurisë për hetues pranë BKH-së dhe janë pranë certifikimit.
Si fillim kanë qenë 37 kandidatë, por Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës kanë kaluar 28 prej tyre.
Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen një sërë modulesh vlerësimi dhe trajnimesh që duhen kryer përpara se të certifikohen.
BKH gjithashtu njofton se verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla