![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/01/1706354142_arbenlena.jpeg)
Kryetari i Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, është arrestuar këtë të shtunë të 27 janarit me urdhër të SPAK.
Kjo për veprën penale të korrupsionit, pasi sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Lena ka kryer korrupsion kundrejt vlerës 5 mijë euro.
Ai ishte i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor të vitit të shkuar, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje.
Kjo për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.
“Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej për veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftonte SPAK më 26 dhjetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Beqaj mohon akuzat, ofron garanci pasurore 5 mln lekë për të fituar lirinë
-
Çuçi thirret në Prokurori: Ka dijeni për një vjedhje në Kombinatin e Poliçanit
-
Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e Kapshticës, arrestohet 31-vjeçarja angleze
-
Rrugët me pagesë – Si rreshtohet Shqipëria mes Evropës dhe rajonit?
Lajmet kryesore
-
Rrugët me pagesë – Si rreshtohet Shqipëria mes Evropës dhe rajonit?
-
Beqaj mohon akuzat, ofron garanci pasurore 5 mln lekë për të fituar lirinë
-
Zhdoganimi i Carit ndërsa pret Trump: Ndeshja globale e Orbanit
-
Votimi 5 me 4 kundër Ligjit për Byronë, Hasani: Mënyra e votimit s’tregon asgjë, shqetësuese si Qeveria po i arsyeton goditjet ndaj Kushtetueses