Kulturë

Egjipti, vendi i magjive dhe çudirave


Egjipti ka vërtetuar edhe njëherë se është vendi i magjive dhe çudirave. Të shtunën e datës 3 prill ndodhi një ngjarje e veçantë.

Gjatë një parade me përmasa gjigante, plot 22 mumie të kurorës mbretërore egjiptiane u lëvizën për t’u transportuar diku tjetër.

Shtëpia e re e mumieve ishte Kajro. Ato ishin të futura në kapsula të dizajnuara, posaçërisht për t’u transportuar në kryeqytetin egjiptian.

Karvani zhvendosi 18 mbretër dhe katër mbretëresha nga Muzeu Egjiptian në Muzeun Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian.

Autoritetet egjiptiane mbyllën të gjitha rrugët përgjatë Nilit, për arsye sigurie.

Diçka e tillë vjen në një kohë kur turizmi ka ngecur plotësisht, për shkak të kufizimeve të lidhura me COVID-19.

Në të njëjtën kohë, ajo ka zgjuar interesin e shumë koleksionistëve për koleksionet e pasura të antikiteteve të Egjiptit.

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi qëndroi në hyrje të muzeut për të pritur mumiet, ndërsa ata kalonin pranë automjeteve të veshura me motive të arta faraonike.

Krerët e agjencisë kulturore të OKB-së UNESCO-s dhe Organizatës Botërore të Turizmit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore