Në tentim për të hyrë ilegalisht në Kosovë, tre persona ishin fshehur në mes të lodrave për fëmijë, të ngarkuar në një rimorkio.
Emigrantët ilegal, identiteti dhe kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur nga Policia, u zunë paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:40 duke provuar të kalojnë kufirin përmes pikës doganore në Han të Elezit.
Në një komunikatë për medie Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare gjatë realizimit të detyrave zyrtare në funksion të implementimit të planit operativ “Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegal dhe kontrabandimi me mallra” ka ndaluar kamionin e tipit Renault, ngjyre e zeze me Rimorkio, të cilin e ngiste një vozitës shqiptar, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër.
“Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet. Në hapjen e kamionit kane marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor”, thuhet në raportin e Policisë.
“Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre persona, emigrant ilegal, të fshehur në lodra fëmijësh, mall i ngarkuar në rimorkio”.
Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për tu identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar të gjitha njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit