![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/10/7E7CF66C-55C1-4869-BB1E-9B04C0A04BA0.jpg)
Xhihadi Islamik Palestinez, i akuzuar nga Izraeli si përgjegjës për masakrën në spital në Gaza, është komponenti pakicë i frontit “radikal”. Duke mos pasur të njëjtën bazë sociale si Hamasi, ai u hap me veprime dhe propagandë, duke përfituar nga mbështetja e drejtpërdrejtë e Iranit. Besimi i tij është lufta e armatosur, nuk ka rrugë tjetër për të.
I lindur në vitin 1981, fraksioni është bërë aleati i privilegjuar i ajatollahëve. Së bashku me prozelitizmin ai zhvilloi luftën guerile dhe terrorizmin me Brigadat Al Kuds.
Udhëheqësi dhe themeluesi i parë ishte Fathi Shikaki, i lindur në Gaza, i rritur nën ndikimin e Vëllazërisë Myslimane, në marrëdhënie me qarqet ekstremiste në Egjipt, dhe më pas u rreshtua me parimet e revolucionit të Khomeinit.
XHI u përpoq në mënyrë progresive të tërheqë elementë disidentë të OÇP-së në radhët e saj duke u fokusuar në kundërshtimin e çdo forme dialogu me shtetin hebre dhe duke ëndërruar për një regjim fundamentalist në brigjet e Mesdheut.
Shikaki, pasi u dëbua nga izraelitët në 1986, drejtoi njerëzit e tij nga jashtë duke përdorur Damaskun, në Siri, si bazë. Do të bënte shumë udhëtime për të ruajtur marrëdhëniet, për të marrë fonde, për të krijuar hapësirë për një parti të dominuar nga Hamasi.
Misioni i tij u ndërpre brutalisht në Maltë më 26 tetor 1995: dy agjentë të Mossad-it e vranë atë pranë hotelit Diplomat ku po qëndronte me emrin e rremë Ibrahim Ali Shawesh. Sapo ishte kthyer nga një takim në Libi me kolonelin Muahammar Gaddafi, gjithmonë i gatshëm për të financuar këdo që dëshironte të kryente sulme. Dhe militantët e XHI kanë kryer shumë sulme, duke përfshirë edhe vetëvrasje.
Me vdekjen e Shikakiut, udhëheqja e Xhihadit iu besua Ramadan Shallah-it, i thirrur nga Florida ku ishte profesor universiteti në sektorin ekonomik. Një kapërcim i dukshëm, por jo i pazakontë. Figura të tjera, jo më pak ekstreme, kanë pasur eksperienca pune apo studimi në Perëndim. Pasazhe që kanë lejuar të kuptohet më mirë dinamika, mekanizmat, mënyrat e të menduarit dhe implikimet mediatike.
Shallah vdes nga sëmundje në vitin 2018 dhe vendin e saj e zë Zyad Nakhala. Një operativ. Ai mori pjesë në Intifadën e parë, u arrestua dhe më pas u lirua gjatë një shkëmbimi të madh të burgosurish me Izraelin në vitin 1985: tre ushtarë në këmbim të gati një mijë të burgosurve.
Pasi doli jashtë nga burgu, iu bashkua diasporës dhe më pas u ngarkua me zgjerimin e njësive luftarake të pranishme në Bregun Perëndimor dhe Gaza.
Vitet e fundit Brigadat e Kudsit kanë theksuar aspektin ushtarak. Të mbështetur gjithmonë nga ajatollahët, ata kanë jo më pak se 6 mijë raketa në arsenalin e tyre: nga modelet më të thjeshta deri te kopjet e armëve iraniane, si al Kassim, me një rreze veprimi prej tetë kilometrash dhe një ngarkesë shpërthyese 400 kilogramë.
Bomba të përdorura kundër armikut, ndonjëherë në konkurrencë me Hamas-in. Rivaliteti u la mënjanë në sulmin e 7 tetorit në kibuce, një inkursion që lejoi muxhahidët e Xhihadit të merrnin pjesën e tyre të pengjeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Evropianët nuk heqin dorë nga zakonet e tyre tradicionale të pijeve alkoolike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj