Gazetari i dhomës së lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës (3), Ridvan Berisha, ka njoftuar së është pezulluar nga puna “menjëherë pas ardhjes së Qeverisë, Kurti, në pushtet”.
Berisha, njëherit udhëheqës i emisionit “Debat” në RTK, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebook ku nuk ka hezituar të tregoj edhe emrat e personave, që sipas tij, quan në “suspendim nga vendi i punës”.
“Albin Kurti, një punë sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nën mbështetjen e Ngadhnjim Kastratit. Më suspenduan në ditën e parë që ju e morët ta udhëhiqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash”, ka shkruar Berisha.
Gazetari ka shprehur mos vullnetin e rikthimit në ambientet e punës gjatë kohës që komisioni disiplinor do ta trajtoj çështjen e persekutimit.
“Uroj qe këta kalkulantë të jenë në tavolinën tuaj për shpërblim, një punë ta mbaruan nën kalkulimin e qartë se e meritojnë t’i mbajnë pozitat. Ne ekran s’do te jem për sa kohe qe komisioni disiplinor ta trajtoje çështjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozët toksike tuaj natyrisht qe festojnë”, ka thënë ai.
Tutje ai i ka etiketuar disa mbiemra të cilët nuk ka hezituar t’i quaj “Servilë”.
“Por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servilë, anëtarë bordi te RTK duhet ta dinë se sulmet, siç ishte ai i z.Thaçi vite më parë duke ma heqë emisionin, edhe kjo drame teatrale kundër meje nën pritjet për kalkulim me ju, e kane një epilog, do t ‘me japin vetëm force e imunitet.
Për fund Berisha kishte një mesazh – “Turp ju qofte more të padinjitetshem”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA