Reperja e njohur, Nicki Minaj, është paditur nga reperi, Jawara Headley, për shkak të këngës së saj “Rich Sex”.
Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej saj më shumë se 200 milionë dollarë.
Ai pretendon se ka shkruar një version të ngjashëm të këngës së reperes në vitin 2016 dhe Nicki ‘vodhi’ këngën e tij për në albumin e saj të vitit 2018, me titull “Queen”.
Ai është shprehur që e ka lënë Nicki-n të dëgjonte versionin e tij të “Rich Sex” në 2016 dhe se ajo i ka thënë që “do të ishte jashtëzakonisht e tregtueshme dhe do të bëhej një hit global”.
Headley pretendoi se ai duhet të merrej si i vetmi autor, krijues, kompozitor, tekstshkrues dhe producent i këngës.
Ai është shprehur se kënga e Nickit ka muzikë të ngjashme, nota muzikore dhe ritëm muzikor me krijimin e tij.
Shoqëria Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve raportoi se Headley tashmë është kredituar si një tekstshkrues i “Rich Sex”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ed Sheeran thotë se “ka këngë të përfunduara”, por s’do t’i lançojë këtë vit
-
Post Malone dhe Morgan Wallen njoftojnë publikimin e këngës së përbashkët “I Had Some Help”
-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester