Rep artisti Mozzik e ka konfirmuar anulimin e turneut të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ylli i hitit “Fatkeqësi” ka zbuluar edhe arsyen që qëndron pas kësaj, derisa ka bërë të ditur se shkas është mospajisja me vizë brenda afateve të caktuara kohore.
Mozzik i ka njoftuar të gjithë fansat e tij, përtej oqeanit, se nuk do të jetë prezent në asnjë prej koncerteve të prenotuara, të cilat i kishte paralajmeruar në mediat sociale.
“Njoftoj gjithë fansat që jetojnë në Amerikë, që unë nuk do jem prezent në asnjërin koncert që janë paraparë. Arsyeja është që nuk patëm fatin dhe kohën të pajisemi me viza pune ashtu si thojnë rregullat amerikane”, ka shkruar ai në një storie në Instagram.
Së fundmi, Mozzik i ka shijuar pushimet e tij pak para nisjes zyrtare të sezonit veror, teksa kishte zgjedhur si destinacion Dubain për të thyer rutinën e përditshme nga orët e tëra të qëndrimit në studio.
“Me të vërtetë, kam rënë në dashuri me Dubain”, pati shkruar ai në një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 2 milionë ndjekës.
Përndryshe, para pak ditësh, Ledri Vula ka publikuar video klipin e këngës “Boom Boom”, mysafir në të cilën ishte Mozzik.
Për vetëm pak ditë dyshja, Ledri dhe Mozzik kanë arritur të grumbullojnë mbi pesë milionë klikime në platformën YouTube.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
-
Billie Eilish njofton turneun e radhës nga albumi i ardhshëm “Hit Me Hard and Soft”
-
Koncerti i Quavos “pa publik” ndez teorinë e egër konspirative të Chris Brown-it
-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë
Lajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika
-
Borrelli thotë se Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në
-
Kurti takon nënkryetaret serbe të komunave veriore, diskutojnë për lirinë e asociimit