Policia italiane ka çuar në pranga një të ri shqiptar, i cili sipas forcave blu të shtetit fqinj, kishte planifikuar të bënte “goditjen” e radhës me shitjen e lëndës narkotike kokainë.
Sipas mediave italiane, ndaj të 24-vjeçarit shqiptar është ushtruar kontroll në makinë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Alessandria, ku i kanë gjetur 30 gramë kokainë dhe 5 mijë euro, që i kishte përfituar nga shitja e saj.
Në bazë të tregut, shuma që pritej të përfitonte ishte rreth 20 mijë euro.
Pas procedurave, i riu është lënë në arrest shtëpie, në pritje për të dalë para gjykatës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
1 Maji në mbarë botën: Më shumë të drejta dhe rritje të pagave
-
Kosova dhe Shqipëria heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj
-
Begaj viziton arbëreshët në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin
-
Lejoi ndërtimin pa leje të objektit në pronësi të Gëzim Çelës, Gjykata lë në burg drejtorin e IMT-së