![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/01/ivica-dacic-joe-biden.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi, ditën e hënë më 4 janar, se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.
Republika Srpska është një nga dy entitetet e Bosnje dhe Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Njësia përfshin shumicën e serbëve të BeH të vendosur në veri dhe lindje të vendit.
Është formuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ku me Marrëveshjen e Dejtonit, arriti njohjen ndërkombëtare, si pjesë e BeH.
Sot, Republika Srpska mban një qeveri të stilit parlamentar me Asamblenë Kombëtare që ndan pushtetin legjislativ brenda njësisë.
Daçiç, në një intervistë për median serbe Srna, ka shtuar gjithashtu se “nuk do të lejojë që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën”. Deklarat
“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska-n, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen” deklaroi Daçiç.
Deklarata të tilla Daçiç i ka bërë vazhdimisht.
Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Serbia e gatshme për një “marrëveshje kompromisi” me Kosovën, thotë Vuçeviç
-
Dakova takon ambasadorin Qehaja, flasin për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe RMV-së
-
Vuçiç: Jam plotësisht i përkushtuar për dialogun me Kosovën
-
“Politico”: Sjellja e tifozëve ballkanikë në kuadër të Euro 2024, pasqyrë e marrëdhënieve të tensionuara politike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj