Paris Saint-Germain është futur në garë për transferimin e mbrojtësin të Arsenal-it, William Saliba-n.
Qendërmbrojtësi francez ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë sezon me Arsenal-in, duke ofruar një siguri të plotë në prapavijën e “Topçinjve”.
Atij i skadon kontrata në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e klubit menjëherë e kanë nisur punën për rinovimin e saj.
Mediat britanike shkruajnë se kontrata e re do të jetë me kushte të përmirësuara financiare, madje ato trefishohen dhe nga 40 mijë funte në javë që Saliba përfiton, me kontratën e re do të arkëtonte rreth 120 mijë sosh.
Mirëpo raportohet se agjentët e lojtarit kanë kërkuar më shumë për kontratën e re.
Nga kjo situatë pritet të përfitojë PSG, për të cilët financat nuk do të ishin aspak problem.
Kujtojmë që francezi që iu bashkua londinezëve nga Marseille në verën e kaluar (pjesë e skuadrës së Arsenal prej 2019-tës, por ishte huazuar në Ligue 1).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK