Një ndër shqetësimet më te shpeshta te njerëzit është reumatizmi. Ata shpesh e lidhin me ndërrimin e stinëve. Por shkencëtarët kanë vërtetuar se kjo lidhje nuk ekziston.
Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.
Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit. Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë.
Shkencëtarë këshillojnë disa mënyra se si të shmangni stresin.
Frymëmarrja
Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive siç janë “paqe”, “qetësi”. Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur. Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi. Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’
Aktiviteti fizik
Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit. Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.
Ndërveprimi social
Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar. Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.
Vendosja e prioriteteve
Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër. Caktoni me rradhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme. Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Gutierres, deputetit Basha: Ndaloni së frikësuari gazetarët, boll më