Të marten e 5 Janarit ka rifilluar mësimi online për studentët e Universiteteve të Republikës së Shqipërisë, ndërsa nxënësit e shkollave fillore, 9-vjeçare dhe shkollave të mesme vazhdojnë pushimet deri më datë 11 janar 2021.
Sezoni i festave nuk mbaron për nxënësit më datë 4 janar siç ishte planifikuar nga Ministria e Arsimit, Evis Kushi, në urdhrin e nxjerrë në shkurt të 2020, pasi në kushtet e pandemisë pushimet dimërore për sistemin parauniversitar do të jenë më të zgjatura. Ky ndryshim i reflektuar në urdhrin e miratimit të strukturës së këtij viti shkollor, vjen si shkak i parandalimit të përhapjes se virusit COVID-19.
Sipas Kushit “efikasiteti i mësimit online nuk është i njëjtë me mësimin fizik, por për të parandaluar përhapjen e Covid-19 u mor vendimi për procesin e mësimit online dhe të alternuar”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla