Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi më 17 mars, serat e një investitori në Fier, që është mbështetur përmes AZHBR-së. Falë skemave të mbështetjes janë trefishuar hapësirat me teknologjinë e fundit për prodhimin e fruta-perimeve.
Kryeministri tha se aktualisht ka shkuar në 400 milionë euro eksport. Rama shtoi se objektivi është që në mandatin e tretë të kalohet 1-miliardëshi.
Produktet e mbjella në këto sera do të eksportohen në Itali.
Ndërkaq, fermeri u shpreh se ka marrë mbështetje nga plani kombëtar dhe nga IPARD-i. Në këto sera maten të gjithë elementët atmosferikë si jashtë dhe brenda tyre. Serat kanë të gjithë mikroklimën e nevojshme për të prodhuar gjatë 12 muajve.
Ky sektor hap vazhdimisht vende pune dhe është i rëndësishëm në zhvillimin e zonës.
Më 24 mars, hapet sërish thirrja për aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët shqiptarë. Për të përfituar nga kjo skemë, fermerët duhet të aplikojnë në platformën e-albania. Skema do të mbyllet më 5 prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla