Shqipëria

Komiteti i Imunizimit i Shqipërisë vendos të vazhdojë me AstraZeneca


Në mes të një debati të nxehtë që ka përfshirë të gjithë Evropën në lidhje me efikasitetin e vaksinës AstraZeneca, dje në mbrëmje Komiteti i Imunizimit dhe Vaksinimit u mblodh për të diskutuar hapat e ardhshëm në Shqipëri.

Në fund të takimit, ata vendosën të “vazhdonin me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit me vaksinën Britanike-Suedeze”.

Përdorimi i AstraZeneca-s ka filluar në vendin tonë prej disa ditësh dhe aktualisht, ai po administrohet për personelin mësimdhënës.

Ndërsa po ndiqte nga afër procesin e inokulimit në Durrës ditën e djeshme, Kryeministri Rama tha se pavarësisht nga fakti se disa vende në BE kanë pezulluar AstraZeneca, në shumë vende të tjera procesi po vazhdon, ndërsa shtoi se ngjarjet e fundit janë rezultat i një lufte tregtare.

“Nuk është faji i njerëzve që shqetësohen për shkak të kaq shumë llojeve të lajmeve dhe lëvizjeve që janë rezultat i 1001 arsyeve të ndryshme. Kjo është një betejë e madhe e jetës dhe vdekjes, por është gjithashtu një luftë e madhe tregtare”.

“Vendet e mëposhtme nuk e kanë pezulluar procesin e vaksinimit: Polonia, Hungaria, Çekosllovakia, Kroacia, Serbia, Kanada, Belgjika, të cilat konfirmuan se do të vazhdojë vetëm sot, sepse nuk ka asnjë provë shkencore dhe ne nuk mund ta ndalojmë thjesht procesin prej një dyshimi që lidhet me një seri tjetër dhe të gjithë, madje edhe ata që e kanë pezulluar procesin, po presin një konfirmim nga OBSH dhe EMA, të cilat deri më tani vetëm kanë konfirmuar vlerën e vaksinës” deklaroi Rama.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore