Viti 2022 ka qenë një vit krize për gjithë botën, por jo për gjigandin saudit të naftës, Aramco, nga ku janë deklaruar fitime në rekorde historike, prej 161 miliardë dollarësh.
E gjithë kjo, vetëm përgjatë 2022-shit.
Sipas Aramco, çmimet e ngritura të karburantit dhe shtimi i volumit të prodhimit, arritën ta bënin këtë kapërcim të madh, i cili i nxjerr ata me 46.5% më shumë fitime se sa viti i shkuar – rritje e paimagjinueshme në fillim të vitit të shkuar.
Në krahasim, gjigandi amerikan Exxon Mobil, arriti të gjenerojë vetëm 55.7 miliardë dollarë të ardhura. Ndërsa, britanikët e Shell, u ndalën në diçka më pak se 40 miliardë dollarë.
Shumica e fitimit i takon vetë Mbretërisë së Arabisë Saudite, me 95% të aksioneve në emër të shtetit, tregues ky se fitimet kolosale do të shkojnë në buxhet.
Është e vërtetë se tashmë çmimi është stabilizuar, duke shkuar në 82 dollarë për fuçi.
Por, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, çmimet u ngjitën deri në 120 dollarë për fuçi.
Pikërisht këtë aspekt Aramco e shfrytëzoi më së miri, duke rritur prodhimin dhe duke u përhapur në tregjet e tjera, përfshi ato evropiane.
Vetë kompania, mëritën për fitimet ia atribuon thjesht rritjes së çmimit të naftës bruto dhe të marzheve të fitimit. Por, edhe strategjia e luajtur me fillimin e luftës në Ukrainë, ka dhënë shtytjen e saj sipas ekspertëve.
Pavarësisht kësaj, duke parë edhe të dhënat nga tregu, është kërkuar një shtim i investimeve, si për industrinë e naftës, ashtu edhe për atë të gazit të lëngshëm, duke qenë se bota tregoi se ende ka nevoja emergjente për furnizim dhe se lufta po vijon në një status quo të palëvizshme dhe pa shpresë për hapje të negociatave për armëpushim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Me mbi 75 e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE
-
Muzeu finlandez që ruan kulturën e samëve fiton çmimin e ‘Muzeut Evropian të Vitit’
-
Shkencëtarët në botë presin që ngrohja globale të tejkalojë objektivin 1.5 gradë Celsius
Lajmet kryesore
-
Publikohen rezultatet e para: “Fronti Evropian” në avantazh ndaj “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
A do jap Taravari dorëheqje ashtu siç premtoi para zgjedhjeve?