Këngëtarja, Billie Eilish, ka triumfuar në ceremoninë e 63-të të “Grammy’s” duke rrëmbyer për të dytin vit radhazi çmimin kryesor të këtij evenimenti, “Incizimi më i mirë i vitit”.
Ishte kënga “Everything I wanted” që i sjelli fitoren Eilish për këtë vit, ndërsa vitin e kaluar të njëjtin çmim e fitoi me këngën “Bad Guy”.
Duke qëndruar pranë vëllait të saj dhe bashkëpunëtorit kryesor Finneas O’Connell, Eilish kaloi pjesën më të madhe të fjalimit të saj, gjatë pranimit të çmimit, e habitur mbi faktin triumfues.
Më pas, Billie, bëri një deklaratë speciale për rep-artisten amerikane, Megan Thee Stallion.
“Ju e meritoni këtë. Kishit një vit që mendoj se ishte i pakalueshëm. Ju jeni një mbretëreshë, ” i tha Eilish rep-artistes nga Houston, Megan Thee Stallion.
Kënga “Everything I wanted”, ishte një nga 10 këngët më të mira në “Hot 100 List”. Ndërsa, ajo doli fituese në kategorinë rekord të vitit kundër “Black Parade” të Beyoncé, “Colors” të Black Pumas, “Rockstar” të DaBaby dhe Roddy Ricch, Doja Cat “Say like this”, Dua Lipa “Don’t start now”, Post Malone “Circles” dhe Megan Thee Stallion & Beyoncé “Savage”.
Eilish gjithashtu fitoi çmim “Grammy” edhe për “Këngën më të mirë të shkruar për media vizuale” me këngën e saj “No Time To Die”.
Kujtojmë, se në “Grammy’s” të vitit të kaluar, Eilish u bë vetëm artistja e dytë e re që historinë e kësaj ceremonie që përfshiu katër nominime në kategoritë më të rëndësishme si: “Albumi i vitit”, “Incizimi/Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit” dhe “Artistja më e mirë e re”.
Edhe pse vetëm 19 vjeçe, Billie Eilish tani zotëron shtatë çmime “Grammy”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
-
Billie Eilish njofton turneun e radhës nga albumi i ardhshëm “Hit Me Hard and Soft”
-
Koncerti i Quavos “pa publik” ndez teorinë e egër konspirative të Chris Brown-it
-
“The Tortured Poets Department” i Taylor Swift-it zë vendin e parë me shitjet e saj më të mira në karrierë në javën e parë
Lajmet kryesore
-
E enjtja e interpelancave – Opozita kërkon sqarime nga dy ministra
-
Puna e detyruar, çfarë parashikon projektligji i ri për studentët e mjekësisë
-
Pekini forcon kontrollin ndaj gjigantëve kinezë të mediave sociale
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb