Kristian Demokratët e Angela Merkel (CDU) pësuan humbje mbrëmjen e 14 marsit. Rezultatet e deritanishme tregojnë se skandalet e fundit dhe keq-menaxhimi i situatës së procesit të vaksinimit dëmtoi potencialisht partinë në të dy zgjedhjet shtetërore.
Qendrat e votimit u mbyllën rreth orës gjashtë pasdite. Më 14 shkurt, në rajonet gjermane të Baden-Württemberg-ut dhe Rhineland-Palatinate-s, sipas parashikimeve të sondazheve CDU-ja ka marrë fillimisht 23% dhe më pas 26%.
Sipas projeksioneve, CDU-ja pësoi rënie në të dy rajonet duke rënë me 4% në Baden-Württemberg dhe 5.8 % në rajonin e Rhineland-Palatinate.
Sipas rezultatit Winfried Kretschmann-i, kryetari i rajonit të gjelbër në Baden-Württemberg ,duket se do të mbajë postin e tij, duke udhëhequr një koalicion me CDU-në .
Në Rheinland-Pfalz, social-demokratët, të udhëhequr nga Malu Dreyer, kanë marrë potencialisht 33%. Kjo % i hap potencialisht rrugën për një koalicion tjetër me të gjelbrit dhe Partia Demokratike e Lirë, mbështetësve e bizneseve (FDP).
Pjesëmarrja për të dy zgjedhjet u shënua shumë nga një numër rekord i fletëvotimeve me postë, gjë që mund të vonojë ndjeshëm rezultatet përfundimtare.
Pritej që rreth 60% e votuesve në Rheinland-Pfalz të votonin me postë, dhe megjithëse nuk kishte shifra aktuale për rajonin e Baden-Württemberg-ut. Vëzhguesit kanë vërejtur një rritje të vazhdueshme të votuesve me postë në vitet e fundit në këtë. Përkatësisht duke marrë në konsideratë rreth 30% të votave me postë në zgjedhjet kombëtare të vitit 2017.
Pse janë zgjedhjet domethënëse?
Të dyja zgjedhjet e 14 marsit dukeshin më shumë domethënëse në një nivel kombëtar sesa në një nivel rajonal.
Të gjitha partitë shpresojnë të kenë përparësi në rajone, përpara zgjedhjeve të Bundestag-ut më 26 shtator.
Data 26 shtator ka fituar një domethënie të madhe politike, pasi kjo datë do të shënojë fundin e qeverisjes 16-vjeçare të Angela Merkel ose të paktën fillimin e bisedimeve për koalicionin që do të përcaktojnë pasardhësin e Merkel.
Edhe më interesante ishte përballja e partisë qeverisëse të Merkel-it, Bashkimi Demokristian (CDU), si edhe dy çështjet të fundit: një skandal korrupsioni që kishte bërë që tre parlamentarë konservatorë të tërhiqeshin dhe keqmenaxhimi i shpërndarjes së vaksinave.
Deri më tani Gjermania ka vaksinuar vetëm 7.5% të popullsisë së saj.
Sipas një sondazhi të fundit nga “Infratest dimap “ në rajonet e Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate vetëm një e treta e qytetarëve janë të kënaqur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së COVID-19.
Megjithëse në të dy shtetet më shumë qytetarë fajësojnë qeverinë federale sesa qeveritë e tyre përkatëse të rajonit të tyre.
Disa vëzhgues politikë menduan se 14 marsi mund të përcaktonte momentin kur aleanca e CDU-së dhe Unioni Social Kristian (CSU) do të mund të zgjidhte përfundimisht kandidatin për kancelar.
Rezultati i dobët për CDU-së, dhe lideri i partisë i sapoemëruar, Armin Laschet, mund të shihte rënien në favor të udhëheqësit të CSU-së dhe kryetarit të rajonit bavarez, Markus Söder.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parashikimi i motit, 3 maj 2024
-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit