Ish të arrestuarit e kampeve të luftës të drejtuara nga serbët e Bosnjës, kanë paraqitur një ankesë të përbashkët tek Autoriteti Rregullator i Medias Elektronike Serbe (REM), kundër Happy Tv.
Sipas tyre, të pavërtetat për kampin e drejtuar nga serbët në Prijedor u prezantuan në emisionin “Mirëmëngjes, Serbi”.
Disa nismëtarë kanë folur me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN) dhe kanë shprehur qëndrimin e tyre.
“Kjo nuk është e pavërteta e parë e përhapur nga mediat serbe, lidhur me krimet e kryera në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnjë”, tha Satko Mujagic, një ish i ndaluar në kamp.
Sipas tij, ai u detyrua të thoshte se vendi ku po qëndronte, nuk ishte një kamp dhe se ata ishin të mirë ushqyer.
Në “Mirëmëngjes, Serbi”, siç tregon Mujagiç, prezantuesi Milomir Mariç dhe i ftuari Predrag Antonijeviç, ndër të tjera, pretenduan se kampet pranë Prijedorit ishin “të një lloji të hapur, nga i cili njerëzit mund të dilnin”.
Për Mujagiçin, deklaratat e bëra gjatë programit ishin si “të vendosje kripë në plagët e të mbijetuarve”.
“U detyruam të thoshim gënjeshtra për 15 ditë dhe kur rojet nuk na vëzhgonin, arrita të tregoja në anglisht atë që po ndodhte në të vërtetë, por ishte shumë e rrezikshme”, kujton ai.
Falë gazetarëve që po i filmonin, ai thotë se i shpëtoi pushkatimit masiv të të ndaluarve nga grupi i tij.
Kampi i Prijedor-it
Prijedor është qyteti martir, ku gati 8 mijë boshnjakë u masakruan nga milicia serbe në korrik 1995, nën sytë e paqeruajtësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Megjithatë, midis prillit dhe gushtit të 1992-it, paramilitarët serbë të përfshirë në një operacion të gjerë “spastrimi etnik” arrestuan mbi 30 mijë njerëz, kryesisht boshnjakë, në kampe në Omarska, Trnopolje dhe Keraterm.
Shumica u deportuan në rajonet e Bosnjës, por mijëra vdiqën në kampe. Më shumë se 3 mijë janë ende të zhdukur. Para luftës, serbët ishin pakicë në Prijedor. Ata tani përbëjnë gati 90% të popullsisë.
Zbulimi i varrit masiv në Prijedor ringjalli edhe njëherë traumën e një lufte, të cilën autoritetet lokale përpiqen shumë për ta injoruar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA