Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), njofton qytetarët të mërkurën, se Mali i Zi ka ndërmarrë masa të reja sa i përket lëvizjes së qytetarëve, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
MEPJ bën me dije se duke nisur nga data 10 mars, do të ndalohet lëvizja jashtë dhe përmes komunave Podgoricë, Budva, Tivat, Herceg Novi, Ulqin, Cetinje, Nikshiq, Pluzine, Tivar, Kotor dhe Pljevlja.
Ndërkohë qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ në kufi. Në momentin kur ata lëvizin tranzit nëpër territoret respektive.
Ministria thekson faktin se këto masa vlejnë deri në një njoftim të dytë.
Kujtojmë se gjatë ditës kësaj dite masa të reja u ndërmorën dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Deri më 22 mars 2021 do të ndalohet qarkullimi në RMV.
Gjithashtu Greqia ka mbyllur hyrjet dhe daljet me Shqipërinë nga pika kufitare Kapshticë deri më 22 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Merr jetë projekti “Smart City”, Balla lajmëron monitorim e Tiranës me kamera e inteligjencë artificiale
-
Prokuroria kërkon 15 vjet burg, për autorin e vrasjes së 7-vjeçares me skaf në Himarë
-
Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
Lajmet kryesore
-
Zgjedhjet: Deri në ora 17:00 votuan 46.93% për parlamentare, 42.33% për presidenciale – arrihet censusi
-
Banka e Shqipërisë nuk e ndryshon normën bazë të interesit, Sejko thotë se inflacioni po bie
-
Mitsotakis: Ardhja e Ramës në Athinë është e panevojshme, s’ka ftesë nga Qeveria greke
-
Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin