Mesfushori kuqezi i Espanyol-it, Keidi Bare, ka pësuar një këputje të ligamentit të brendshëm në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni këtë të premte.
Fieraku u dëmtua gjatë sfidës së Copa del Rey përballë Atletico Paso, tre ditë më parë, teksa këtë të premte kanë dalë përgjigjet e ekzaminimeve mjeksore.
Nuk dihet me saktësi sesa do të mungojë Bare, por një dëmtim i tillë mund të kërkojë mesatarisht gjashtë muaj kohë rikuperimi.
Ai ishte një pjesë e rëndësishme në skemën e trajnerit, Diego Martinez te Espanyol. Lojtari që sjell muskuj dhe përkushtim në mesfushën bardheblu. Bare ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje këtë sezon në të gjitha garat.
Dëmtimi i Bares nuk shihet si problematik vetëm te Espanyol por edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. Pasi humbën Armando Brojën, por për dëmtim në ligament, kuqezinjtë do të jenë pa dy yjet e tyre në ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns kërkon të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen