“Shkelje e transparencës, neutralitetit dhe besueshmërisë”, gjermanët të pakënaqur me Josep Borrell
Me 22 nëntor Albanian Post publikoi një artikull që tregonte se Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, ka shumë mundësi që nuk do jetë më udhëheqës i dialogut Kosovë – Serbi.
Burimet diplomatike informonin se në Bashkimin Evropian ka pakënaqësi të përgjithshme me Borrell, por gjithashtu edhe për dialogun “që tashmë është kuptuar se formati i deritanishëm në Bruksel ka bankrotuar”, prandaj duhet ndryshojë.
Këtë të premte, prestigjiozja gjermane Der Spiegel raporton se Gjermania ka pakënaqësi të mëdha me Borrell-in.
“Diplomatët gjermanë akuzojnë shefin e politikës së jashtme të BE-së për shkelje të transparencës, neutralitetit dhe besueshmërisë”.
Qeveria federale gjermane, nga jo që ka kuptuar Spiegel, ka dyshime se Borrell po përdor autoritetin e tij në mënyrë jo të duhur dhe gjithashtu po operon me metoda të dyshimta.
Të paktën kështu e sheh Ministria e Jashtme Gjermane, sipas një raporti të takimit të brendshëm që ka parë Spiegel.
Shqetësimi i fundit i gjermanëve është edhe përpjekja e Borrell që përmes metodave të dyshimta ta bëjë drejtor të një instituti kërkimor në BE, një të besuar të tij.
Borrell donte që Steven Everts-in, këshilltar i lartë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm – ku shef është Borrelli – të emërohej drejtor i Institutit të BE-së në Paris për Studime të Sigurisë (EUISS).
“Borrell ndërhyri personalisht me ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve të BE-së dhe i bindi ata të ‘kalonin’ nga politologja franko-gjermane Florence Gaub në holandezin Everts”, thuhet në shkrimin e Spiegel.
Por, ky rast është vetëm një nga shqetësimet e fundit.
Në raportin që ka parë Speigel nga përfaqësia gjermane në Bruksel për Ministrinë e Jashtme Gjermane, thuhet se “spanjolli i ka thënë lamtumirë ‘standardeve përgjithësisht të zbatueshme të transparencës, neutralitetit dhe besueshmërisë’.
Prandaj, sugjerimi urgjent i gjermanëve në Bruksel është që “kjo duhet t’i adresohet Borrell-it menjëherë dhe në një nivel të lartë”.
Deri më tani, përkundër se Der Speigel ka provuar, nuk ka pasur përgjigje as nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe as nga Qeveria Gjermane për këtë zhvillim rreth diplomatit problematik evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit