Shumë i vlerësuar nga një shumicë e madhe e fansave të Lille-s, Edon Zhegrova për fat të keq përdoret shumë pak nga trajneri, Paulo Fonseca.
Një largim i anësorit të Kombëtares së Kosovës nga skuadra franceze po merr formë gjithnjë e më shumë. Ai pritet të largohet gjatë merkatos së ardhshme, pra në janar të vitit 2023.
Fonseca preferon më shumë në lojë Adam Ounas dhe Timothy Weah, ndërsa Zhegrova është jashtë planeve të tij.
23-vjeçari iu bashkua francezëve në vitin 2021 për shifrën e 7 milionë eurove nga skuadra zvicerane e Basel-it.
Por, siç zbulon gazeta franceze “La Voix du Nord”, Zhegrova do të largohet në janar në formë huazimi gjashtë mujor. Për të ka oferta nga Belgjika dhe Ligue 1.
Këtë sezon, lojtari dardan numëron vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat me Lille-n. Në total është aktivizuar në 234 minuta që përbëjnë diçka më shumë se dy ndeshje të plota.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kearns bën thirrje të publikohen të gjeturat e sulmit në Banjë, kërkon që Kosovës mos t’i bëhet presion për Asociacionin
-
Gjykata Evropiane vendos: EncroChat dhe SkyECC nuk cilësohen prova
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Kryeziu tenton t’ia “ilustrojë” Stanos “de-përshkallëzimin” në veri: Prandaj, masat duhet të hiqen