Gjashtë persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe 587 të tjerë janë infektuar në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar se numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 813 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHPK-së 212 pacientë janë shëruar.
Më së shumti raste të raportuara në këtë periudhë kohore ka Prishtina me 203, më pas Prizreni me 45 raste.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198.
Kurse numri total i rasteve pozitive është 73.635 ku nëntë mi e 782 mbesin raste aktive.
Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën nëntë persona nga Coronavirusi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA