Zërat se brandi suedez H&M do të hapej edhe në Shqipëri rezultuan të vërtetë.
Siç mund ta shihni, sloganet “Mezi presim të të takojmë”, “Shihemi së shpejti” dhe “Numërimi mbrapsht filloi” shkruhen në ambientet e H&M në TEG.
Njëjtë siç kishte raportuar ditë më parë edhe “Anabel Magazine” për ardhjen e H&M në vend.
H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara. Të dyja brandet, H&M dhe Zara, janë sjellë në Shqipëri nga Balfin.
Për momentin, nuk është publikuar një datë se kur hapet H&M, por me gjasë nuk do të vonojë gjatë.
H&M ka qenë gjithmonë një brand goxha i njohur nga shqiptarët (me shumë mundësi edhe ti e ke një T-shirt në garderobë).
Hapja e tij në TEG do të lehtësojë shumë punë për vajzat, burrat dhe adoleshentët që e preferojnë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
-
Një mënyrë jetese e shëndetshme mund të kompensojë gjenetikën me 60% dhe t’i shtojë 5 vjet jetës, thotë studimi
-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave