Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend, “për të siguruar transparencën për këtë proces të rëndësishëm dhe për të ndërtuar konsensusin politik”,
“Deri tani kemi parë zero transparencë nga Qeveria ndaj Kuvendit të Kosovës, si dhe publikut në përgjithësi, për propozimin franko-gjerman”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka theksuar se nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është bazë e mirë për të lëvizur më lehtë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjes reciproke, do të duhej të informohej Kuvendi dhe publiku në mënyrë që të sigurohej konsensusi politik dhe shoqëror.
“Për më tepër, informimi i Kuvendit nuk është në diskrecion të Qeverisë, por është obligim kushtetues i Qeverisë ndaj Kuvendit pavarësisht se çfarë mendon Qeveria për këtë propozim”, shtoi deputeti i LDK-së.
Hoti insiston që është e domosdoshme që debati formal mes forcave politike për dialogun të zhvillohet në Kuvend.
“Vetëm kështu 1 sigurohet transparenca ndaj publikut, 2 përmbushet obligimi kushtetues për raportim dhe 3 ndërtohet konsensusi politik e shoqëror”.
“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun sesa tani. Kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet për të lëvizur përpara”.
Ndryshe, deri më tani propozimi është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kurse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka potencuar se është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar vazhdimisht se ajo që ka parë është “e vështirë për Serbinë”.
Albanian Post ka publikuar ekskluzivisht propozim – marrëveshjen që është pagëzuar “Marrëveshja Bazë për statusin e raporteve”.
Dokumenti ka gjithsejtë nëntë nene dhe ato kryesoret janë të bazuara në kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nga e cila rregullohen raportet ndër-shtetërore.
Përmes tekstit të AP-së shpjegohen edhe disa nga dinamikat që kanë ndodhur ose mund të ndodhin në hap e sipër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë
-
Mbështetja ndaj Kosovës në rrugën drejt BE-së u tregua përmes ndarjes së 90 milionë eurove, thotë Rohde
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës
Lajmet kryesore
-
Edhe njëherë: Erion Veliaj duhet të dorëhiqet menjëherë!
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës