Anëtarët e Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, kanë vizituar Kosovën të premten e 4 nëntorit.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Deputetët e Bundestagut dhe Komisionit Parlamentar Gjerman të Mbrojtjes, Lars Lindemann dhe Marcus Faber vizituan Kosovën këtë javë. Gjatë vizitës ata takuan ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj dhe anëtarët e Komisionit Kosovar të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe biseduan për situatën e sigurisë në vend”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, deputetët kanë zhvilluar një vizitë edhe në KFOR ku u njoftuan për kontributin e misionit për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë së premtes ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për instruktorët e Ekipit Trajtues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike (BMATT).
Mehaj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se mbështetja ndaj Kosovës është e vazhdueshme.
“Edhe një e arritur shumë e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar”.
“Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar , qeverisë dhe forcave të saj aleate”, ka shkruar Mehaj.
Gjithashtu, më 3 nëntor Mehaj, kishte bërë të ditur se për një muaj janë shkëmbyer eksperiencat e Forcave të Ushtrisë së Sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.
Ministri, kishte shtuar se duke bashkuar dy ushtritë fuqia gjithmonë është më e madhe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Biserko: Shpresoj që Kosova të bëhet anëtare e KiE-së, do ishte pozitive edhe për komunitetin serb
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
Gjuajtje me armë mes familjarëve në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, njëri në rrezik për jetë
Lajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK