Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT), ka publikuar treguesit për tremujorin e tretë të vitit 2020 për tregun e punës, ku në sy bie një shkallë e lartë e inaktivitetit me 38%. Në shifra përfshihen grupmoshat nga 15 vjeç e lart, të cilët janë të aftë për të punuar.
Sipas të dhënave, qarku më “dembel” është Lezha, me 54.9% inaktivë. Pra më shumë se pesë në dhjetë lezhianë, zgjedhin të mos punojnë edhe pse i kanë mundësitë. Qarku i dyti radhitet Dibra, me 48.1% inaktivitetet.
Edhe kryeqyteti shfaq një shifër të lartë, me 42.5% shkallë inaktiviteti. Ndërkohë qarku më punëtor eshtë ai i Gjirokastrës. Vetëm 24.2% e gjirokastritëve janë inaktivë. Pra 75% e tyre janë pjesëmarrës në forcat e punës.
Shtresat më inaktive janë personat me arsim fillor, ku 50% e tyre janë inaktivë. Ata me arsim të mesëm janë inaktivë në masën 37% ndërsa të arsimuarit e lartë 24%.
Gratë janë më inaktive se burrat sipas INSTAT-it. Burrat janë inaktivë në masën 31.8%. ndërkaq 45.6% e grave janë inaktive. Bie në sy fakti se në kryeqytet, vetëm gjysma e grave janë pjesëmarrëse në forcën e punës.
Përsa i përket papunësisë, 10.8% e shqiptarëve janë të papunë. Edhe në këtë kategori, qarku me numrin më të lartë të të papunëve mbetet Lezha, me 19.7%.
Gjirokastra ka numrin më të lartë të punësuarve, me 95% të gjirokastritëve të punësuar. Bie në sy dhe qarku Kukës me vetëm 5.8% shkallë papunësie./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Rama nga impianti i Ferrokromit: Sistemi i filtrimit, 2 milionë euro investim
-
Borrelli thotë se Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në
-
Askujt s’iu kërkua ndonjëherë përmbushja e kaq shumë parakushteve sikurse Kosovës, thotë Bakoyannis