Lajme

Zjarr i madh në oborrin e QKUK-së, s’ka të lënduar


Foto nga vendi i ngjarjes, Bujar Gashi.

Oborri i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), të mërkurën është përfshirë nga zjarri.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”.

Foto nga vendi i ngjarjes, Bujar Gashi.

Borovci, shtoi se aktualisht nuk është raportuar për persona të lëndruar dhe dëmë materiale.

Teksa akoma nuk ka informacione se çka ka sjellur deri tek shpërthimi i zjarrit në oborrin e QKUK-së.

Përmes disa videove në rrjetin social ‘Facebook’, lidhur me rastin ka raportuar edhe një qytetar Bujar Gashi, i cili kishte bërë të ditur se djegeja kishte filluar tek një barakë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore