Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare të para viteve ’90, Rudolf Stambolla, i quajtur ‘mbreti i tangos’, ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Ai është rritur nga prindër shkodranë mirëpo vetë u lind në Tiranë më 1931-shin. Prindërit e tij zhvendosen nga Shkodra për në Tiranë, para se Rudolf Stambolla të vinte në jetë. Rikthimi i tij për ca vite në Shkodër, më 1940-ën, ndryshoi rrjedhat e muzikës shqiptare. Në këtë qytet, më 1941-in, si dhjetëvjeçar angazhohet të këndojë këngën satirike të Pjetër Gjinit, “Kënga e Salepit”.
Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.
Më 1943- shin ai u kthye sërisht në Tiranë. Nët vitin 1946 u bë pjesë e grupit të parë shqiptar të muzikës së lehtë, “Havajana”. Grupi përbëhej nga katër anëtarë. Të gjithë ishin artistë në zë, Njac Guralumi (kontrabas), Medi Prodani (kitarë), Mustafa Zymeri (klarinetë e saksofon) dhe kompozitori i madh shqiptar i muzikës së lehtë, Agim Prodani (fizarmonikë).
I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla është një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku, të cilin muzika italiane ka qenë ajo që e ka frymëzuar në karrierën e tij si këngëtar. Ai as në vitet e fundit të jetës nuk e ndante dot instrumentin që i shoqëroi jetë, kitarën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këngëtarja përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision 2024” urdhërohet të izolohet në dhomën e saj të hotelit
-
Olivia Rodrigo detyrohet t’i anulojë koncertet e planifikuara në Mançester
-
Emri i Beyonce do të hyjë në historinë franceze – por, si?
-
“The Veil”, sjellë Elisabeth Moss-in duke lundruar nëpër ujërat e spiunazhit
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit