Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Lajmi u bë i ditur gjatë një deklarate për shtyp jashtë ambienteve të Kuvendit.
“Një thirrje vëllazërore, për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin që po bën kjo republikë”, u shpreh fillimisht kryedemokrati.
Sipas tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po bën një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka për të zvogëluar artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës.
“Format e përdorura nga serbomadhi Vuçiç, për të çregjistruar banorët e këtyre komunave, nga trojet e tyre shekullore, janë unike në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që postieri të trokasë në derë dhe të mos i hapë kush derën, ajo familje çregjistrohej”, tregon më tej Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se kjo duhet të marrë vetëm një përgjigje, “regjistrimin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Republikën e Serbisë, Evropë, SHBA, kudo”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla