Për muajin gusht të këtij viti, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 2 milionë e 447 mijë e 981.
Referuar raportit të fundit nga INSTAT-i, ky tregues rezulton me një rritje 12,0 për qind, krahasuar me gushtin e vitit 2021.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 milion e 710 mijë e 41. Ky numër është rritur me 11,2 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.
Hyrjet e shtetasve
Nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92,1 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.
Gjatë tetë-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë.
Kurse Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Daljet e shtetasve
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2022, janë 2 milionë e 499 mijë e 71, duke shënuar një rritje me 16,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë 773 mijë e 884. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, ky numër është rritur me 14,2 për qind.
Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë janë 1 milion e 725 mijë e 187. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, ky numër është rritur me 16,8 për qind.
Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetë-mujorit 2022, është 3 milionë e 849 mijë e 395, duke u rritur 34,7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 1 milion e 701 mijë e 527, duke u rritur me 11,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve që kanë hyrë:
- Nga pikat ajrore është rritur me 91,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Nga pikat detare është rritur me 46,6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 22,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i shtetasve që kanë dalë:
- Nga pikat ajrore është rritur me 2,0 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Nga pikat detare është rritur me 55,5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
- Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE