Mesfushori i Inter-it, Marcelo Brozovic, pësoi një dëmtim me kombëtaren e tij, Kroacinë, që pritet ta lërë jashtë fushave për rreth një muaj.
Ky është një lajm i keq për Inter-in, pasi duhet të mendojnë pa titullarin e tyre në ndeshjet e ardhshme, por njëkohësisht mund të jetë një mundësi e mirë për futbollistin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin.
Ky i fundit u transferua gjatë kësaj vere nga Empoli, por nuk arriti të lërë shumë gjurmë, pasi luan pikërisht në pozicionin e njëjtë me Brozovic-in.
Deri më tani, Asllani është inkuadruar vetëm në tri ndeshje me zikaltrit (shtatë minuta ndaj Spezia-s, 19 minuta ndaj Cremonense-s dhe shtatë minuta ndaj Plzen-it), duke mos iu besuar më shumë minutazhë në fushë nga trajneri Simone Inzaghi.
Por, me mungesën e Brozovic, Inzaghi ndoshta është i detyruar t’ia besojë më shumë minuta në fushë Asllanit.
Këtë gjë e kishte deklaruar edhe vetë trajneri italian, i cili tha se Kristjani do të marrë përvojë në krahë të mesfushorit kroat dhe të jetë një futbollist i së ardhmes te Inter-i, duke e zënë vendin e Brozovic-it.
Në bazë të lajmeve nga mediat italiane (Bozovic do të mungojë një muaj) Interi duhet të llogarisë pa kroatin në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës dhe në Serie A ndaj Romës, Sassuolo-s, Salernitana-s dhe Fiorentina-s.
Pra, një shans i madh për mesfushorin kuqezi që t’i tregojë vlerat e tij dhe të fitojë më shumë besim nga trajneri Simone Inzaghi.
Kujtojmë që Inter-i e transferoi Asllanin gjatë kësaj vere në formulën e huazimit për 4 milionë euro, që në bazë të disa kushteve janë të detyruar ta blejnë në fund të sezonit për shumën që kap totalin e rreth 14 milionë eurove.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Reforma Zgjedhore, Klosi: Besoj se Parlamenti do të ketë vullnetin për të realizuar disa problematika
-
Gjeorgjia në revoltë kundër qeverisë pro-ruse, turma kërkon demokraci
-
Premtimi i Kurtit për Kodin Civil “shpresa e fundit” për t’i shpëtuar presionit për Asociacionin