Ish-presidentët dhe kryeministrat shqiptarë do të vizitojnë ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i ish-presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.
Vizita është organizuar me nismën e Pacollit, i cili do të jetë gjithashtu pjesë e itinerarit.
Sipas Zyberajt, ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.
“Ish-presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës”, vëren këshilltari i Pacollit ndër të tjera.
Qëllimi i kësaj vizite, shkruan Zyberaj, është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet ’90.
“Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, përmbyll njoftimin Jetlir Zyberaj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit
-
Presidenti Begaj shpallet ‘Qytetar Nderi’ i arbëreshëve të Kalabrisë
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim