Shtatë persona në Korenë e Jugut kanë vdekur pasi u bllokuan në një parkim nëntokësor gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga tajfuni Hinnamnor.
Ata kishin zbritur për të lëvizur makinat e tyre.
Ekuipazhi tha se shpëtuan dy persona, të cilët thuhet se mbijetuan duke u kapur në tubacionet e tavanit për më shumë se 12 orë.
Tajfuni Hinnamnor, stuhia më e fortë ciklonike e këtij viti deri më tani, goditi Korenë e Jugut në fillim të kësaj jave.
Ekipet e shpëtimit duhej të kalonin nëpër metra ujë për të hyrë në bodrumin pothuajse plotësisht të zhytur të martën në mbrëmje.
Sipas faqes së lajmeve “Yonhap”, të nëntë personat ishin banorë të një ndërtes, të cilëve më herët të martën në mëngjes u ishte thënë nga zyra e menaxhimit të lëviznin makinat e tyre nga parkingu.
Të mbijetuarit – një burrë rreth të 30-tave dhe një grua në të 50-at – u raportua se ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Pohang, qyteti ku ndodhi tragjedia, pësoi dëmin më të madh në të gjithë vendin, tha presidenti Yoon Suk-yeol.
Yoon shprehu pikëllimin e tij për mbytjet, duke e quajtur atë një “katastrofë”.
“Nuk munda të flija mbrëmë për shkak të kësaj tragjedie”, tha ai.
Të paktën 10 njerëz kanë vdekur tani si pasojë e tajfunit Hinnamnor, i cili përfshiu brigjet jugore dhe lindore të Koresë së Jugut të hënën dhe të martën, duke shkaktuar surfim të madh, erëra të forta dhe shi të dendur.
Disa qytete të tjera në jug – duke përfshirë Busan dhe Ulsan – po përballen gjithashtu me rrënojat e shkaktuara nga stuhia, e cila shkatërroi rrugët, thyen dritaret e ndërtesave dhe rrafshuan pemët.
Koreja e Jugut – si shumë vende në Azinë Lindore – gjatë muajve të fundit ka duruar shira ekstremë si dhe temperatura rekord.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë së shtypit’, Rama: Do e analizojmë me kujdes raportin e Reporterëve Pa Kufij
-
Petkoviç pretendon se iu ndalua hyrja në Kosovë
-
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, lihen në arrest shtëpie
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike