Një grup hakerash i lidhur me Rusinë ka marrë përgjegjësinë për një sulm në industrinë energjetike të Italisë.
Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.
Grupi BlackCat tha se kishte vjedhur 700 gigabajt të dhëna nga rrjetet e kontrolluara nga agjencia italiane e energjisë GSE.
Ata kërcënuan me publikimin e informacionit në internet nëse kërkesat e tyre shpërfilleshin. Mesazhi shoqërohej me disa imazhe të dokumenteve të brendshme.
Në fillim të kësaj jave, GSE-ja tha se kishte pësuar një shkelje që mbylli disa nga sistemet e saj IT.
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se sulmet kibernetike ndaj kompanive të Evropës Perëndimore janë shtuar që nga pushtimi rus në Ukrainë.
Ai shtoi se sulmet janë pjesë e një strategjie për të përhapur destabilizimin.
Studiuesit në Njësinë 42, një grup sigurie kibernetike në Palo Alto Networks Inc., kanë lidhur anëtarët e BlackCat me Rusinë.
Kjo, duke vënë në dukje se grupi komunikon me anëtarët ose filialet e tij në rusisht dhe dihet se operon në forumet ruse të krimit kibernetik.
BlackCat ka synuar një gamë të gjerë kompanish në muajt e fundit, duke përfshirë firmat ligjore, kontraktorët e ndërtimit, prodhuesit e video-lojërave dhe ofruesit e teknologjisë.
Grupi është i njohur gjithashtu për sulmet në industrinë e energjisë.
Në korrik, BlackCat hakoi furnizuesin luksemburg të gazit dhe energjisë Creos Luxembourg dhe kompaninë e saj mëmë Encevo SA.
Në shkurt, hakerët e lidhur me BlackCat infektuan kompjuterët e Mabanaft GmbH dhe Oiltanking GmbH.
Nuk dihet nëse banda BlackCat vepron nën udhëheqjen e shtetit rus.
Sipas studiuesve të sigurisë kibernetike, grupi mund të ketë disa anëtarë ose bashkëpunëtorë të vendosur jashtë vendit.
Është shumë e vështirë të vendosësh një lidhje të saktë midis botës ruse të krimit kibernetik dhe shërbimeve speciale të Federatës Ruse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA