Për muajin korrik të këtij viti, numri i aksidenteve rrugore ka pësuar rënie me 7,9 për qind.
Referuar raportit të INSTAT-it, numërohen 105 aksidente rrugore nga 114 të ndodhura në muajin korrik të vitit 2021.
Numri i të aksidentuarve është 150 nga 175 që ishte në muajin korrik të vitit të kaluar. Kurse numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është gjashtë, nga 13 të vdekur korrikun e kaluar.
Në 87,6 për qind të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,7 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.
Sipas INSTAT-it, aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 9,7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në shtatëmujorin e vitit 2022, numërohen 686 aksidente rrugore nga 785 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i aksidenteve rrugore për këtë periudhë është ulur me 12,6 për qind. Numri i të aksidentuarve është 971 nga 1 mijë e 50 të aksidentuar në shtatërmujorin e vitit 2021.
Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 95 nga 118 të vdekur në shtatëmujorin e vitit 2021.
Në shtatëmujorin e vitit 2022, aksidentet rrugore, në 12,5 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.
Sakaq, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 30,1 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Si ‘gangsterët’ ballkanikë u bënë furnizuesit kryesorë të kokainës në Evropë
-
Lirimi nga burgu i themeluesit të Agimit të Artë zemëron antifashistët grekë
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit