Lajme

Turqia dhe Izraeli të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike


Turqia dhe Izraeli kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike dhe do të kthejnë ambasadorët në vendet e njëri-tjetrit pas një përmirësimi gradual të marrëdhënieve, thanë përfaqësues nga të dy vendet.

“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në thellimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal,” u në tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid të mërkurën, pas një bisede midis Lapid dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Emërimi i ambasadorëve ishte një nga hapat për normalizimin e lidhjeve,” tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu tha se ata kanë rënë dakord për emërimin e ambasadorëve. Emrat i janë dërguar presidentit turk për miratim.

Cavusoglu shtoi se masa nuk do të thotë se Turqia do të braktiste kauzën palestineze.

 

Të dy vendet dëbuan ambasadorët në vitin 2018 pas vrasjes së 60 palestinezëve nga forcat izraelite gjatë protestave në kufirin e Gazës kundër hapjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Një vizitë në Turqi nga presidenti izraelit Isaac Herzog në mars, e ndjekur nga vizitat e të dy ministrave të jashtëm, ndihmoi në ngrohjen e marrëdhënieve pas më shumë se 10 vjet tensionesh.

Masa, e cila vjen pasi Izraeli ka kërkuar të përmirësojë lidhjet me fuqitë rajonale, u dakordësua dy vjet pas të ashtuquajturës Marrëveshje të Abrahamit, e cila pa normalizimin e mardhënieve midis Izraelit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Marokut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore