Viti 2020-të është viti më i nxehtë i regjistruar në Francë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, ka njoftuar organizata “Meteo-France”.
“Kjo është shenja e re e ngrohjes globale”, ka thënë në Twitter kjo organizatë.
“Fresku i lehtë në fund të vitit nuk ndryshon gjë. Me një vlerë mesatare në të gjithë vendin deri në 14 gradë Celcius, temperatura për vitin 2020-të është më e larta e regjistruar ndonjëherë, përpara vitit 2018 (13,9 gradë Celcius)”, shkroi Meteo-France.
“Në 120 vite që nga matja e mesatares kombëtare, nëntë nga dhjetë më të nxehtët janë shënuar në shekullin XXI”, ka shtuar Meteo-France.
Kujtojmë se ngrohja globale aktuale po shkaktohet më së shumti nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit dhe metani. Ky i fundit çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat dhe industria e mishit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Dhunohet gjatë protestës lideri kryesor i opozitës në Gjeorgji
-
Ndërron jetë nga kanceri shkrimtari amerikan Paul Auster
-
Policia e New Yorkut arreston dhjetëra ndërsa protestuesit u larguan nga kampusi i Columbia-s
Lajmet kryesore
-
Edhe njëherë: Erion Veliaj duhet të dorëhiqet menjëherë!
-
Mësuesit protestë para Ministrisë së Arsimit për 1 maj: Të dyfishohen pagat
-
SHBA-të janë ‘të vendosura të marrin një armëpushim që do t’i sjellë pengjet në shtëpi’
-
Propaganda e “France24” për veriun: Serbët u larguan nga Kosova për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës