Çfarë Albin Kurti me ministrat e tij bën, nuk është qeverisje e një ekzekutivi, por administrim që e ka pasur Kosova para se të shpallje shtet, ka thënë ish-kryetari i Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Për Hazirin “është e papranueshme që VV e riktheu administrimin që e kemi lënë pas më 17 shkurt 2008 dhe Kosova po vuan nga kjo mënyrë e udhëheqjes”.
Ai, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook, deklaron se qeveria e Kurtit veç një gjë e ka me shumicë – fjalët.
“Deri tani, kjo qeveri deklarativisht ka një mal me fjalë, por në veprim kemi hezitime dhe kemi politikën e një hapi para e dy mbrapa. Pra, nuk ka progres drejt arritjes së atyre synimeve e premtimeve që i kanë dhënë”.
Fjalëshumë Haziri thotë se Kurti është treguar edhe në situatën e fundit të tensioneve në Veri të Kosovës.
“S’ka nevojë të nxisin frikë për luftë, koha e vendimeve të vështira”, shkruan ai.
“Politikanëve iu vjen momenti që duhet të sjellin vendime të vështira dhe ajo kohë po vjen për Kosovën. Në këtë rrafsh përparësia e delegacionit tonë në tavolinën e dialogut është e madhe dhe nuk ka nevojë të mbrohemi, por nuk kemi nevojë as të shtrojmë frikë tek njerëzit, brenda dhe jashtë Kosovës”.
Kosova, konstaton Haziri, “e ka një garancion, NATO-n”.
Por, shton ai “fatkeqësisht, edhe në rrafshin e brendshëm e edhe atë të jashtëm kjo qeveri ka treguar mungesë të lidershipit, mungesë të guximit politik për t’i zgjidhur problemet. Tash e 1 vit e gjysmë, nuk kemi qeverisje, por administrim”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla
-
Zgjedhjet evropiane dhe loja e aleancave
-
“Deklarata e Muratit ndaj mediave është sulm direkt” – shoqëria civile kërkon që pushteti të përmbahet nga deklaratat linçuese
-
Avokati i Popullit nënvizon rëndësinë e mbrojtjes së gazetarëve, në ditën e lirisë së shtypit